English

Turqi - Një Shpërthim Ndodh Në Një Gazsjellës Në Lindje Të Vendit

ANKARA, 21 korrik /ATSH-ANSA/ - Një shpërthim ndodhi sot në një gazsjellës që çon gaz natyral nga Irani në Turqi. Shpërthimi ndodhi në fshatin Topcatan, pranë qytetit Dogubayazit, në provincën lindore turke të Agrit, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolli duke cituar burime lokale, sipas të cilave shkaqet e shpërthimit janë ende të panjohura dhe hetuesit nuk e përjashtojnë pistën e një sulmi të mundshëm të rebelëve kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme te ndërtesat rreth gazsjellësit, ku u zhvillua një zjarr i madh që ka kërkuar ndërhyrjen e disa skuadra zjarrfikësish. Zjarri u shua përfundimisht kur teknikët e agjencisë shtetërore turke të naftës (Botas) mbyllën rubinetat që kontrollojnë qarkullimin e gazit në impiantin kufitar të Gurbulak dhe në fshatin e Topcatan. /e.v/
KOMENTE