SHBA, 22 Korrik NOA - Si pasojë e motit të keq një avion pasagjerësh që transportonte 265 persona, në fluturim drejt Los Anxhelos, u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Denver.
Turbullira ishte aq e fortë se të paktën 25 vetë u plagosën, ku ndërmjet tyre njëri është në gjendje mjaft të rëndë.
Të plagosurit, shumica e tyre me dëmtime në kokë, qafë apo shpatulla, janë shpërndarë në pesë spitalet lokale.
Në fluturimin e “United Airlines”, pasagjerët kaluan me të vërtetë momente paniku. Aeroplani ishte nisur nga aeroporti i Uashington Dulles dhe ishte drejtuar për në Los Anxhelos, por pilotët u detyruan për të bërë një ulje emergjente në Denver në orën lokale 7:30.
Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital, ku siç pohuan dhe shërbimet shëndetësore, një nga pasagjerët është në gjendje të rëndë.
“Është e pazakontë për të parë kaq shumë njerëz të plagosur në një problem të thjeshtë turbullimi”, - tha Scott Bookman, zëdhënësi për shërbimin shëndetësor lokal.
r.b/NOA