Podgoricë, 21 Korrik, NOA – Mali i Zi ka nisur hetimet për një varreze masive me trupa të shqiptarëve, me nismën e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe të misionit EULEX, si dhe me urdhër të Prokurorisë së Malit të Zi.
Kërkimet kanë nisur në Andrijevicë, ku gjatë luftës së fundit në Kosovë, thuhet se janë varrosur trupat e shqiptarëve, kur ata bënë përpjekje për të kaluar në territorin e Malit të Zi.
Por në Andrijevicë ndodhej komanda e policisë ushtarake, në të cilën ishin marrë kryesisht refugjatët meshkuj, të dyshuar për lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e siç bëhet me dijeni, dyshohet se për tre muaj të vitit 1999, janë vrarë më se 20 civilë shqiptarë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar.
Për këtë krim të luftës aktualisht po mbahet një proces gjyqësor kundër disa rezervistëve ushtarakë dhe oficerit Predrag Strugar, që ishte komandant i batalionit të ushtrisë, në rajonin e të cilit u bënë krimet.
n.e/NOA