English

Vlore: Policia Asgjeson 125 Rrenje Bime Narkotike Canabis Sattiva

VLORE, 21 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Policia e Vlorës asgjësoi sot gjatë një aksioni, 125 rrënjë bime narkotike canabis sattiva, ndërsa po punon për identifikimin e personave që kanë lidhje me to. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, bimët narkotike u zbuluan në fshatrat Romës dhe Rexhepaj, respektivisht 45 dhe 40 km në lindje të qytetit të Vlorës. "Bimët narkotike ishin kultivuar në katër parcela në largësi të ndryshme nga dy fshatrat e mësipërm dhe në vende me terren të vështirë", sqaruan burimet. Sipas tyre, pasi u bë asgjësimi i bimëve me lartësi deri në 60 cm, u morën edhe mostra për analizën biokimike. Aktualisht, policia e Vlorës është përfshirë në veprime intensive për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike në zona të ndryshme të këtij rrethi. /a.ke/
KOMENTE