English

Zbulohet ylli më i madh, ndrin 10 milionë herë më shumë se Dielli

Sheffield, 21 Korrik, NOA - Një përbindësh. Kështu e kanë cilësuar shkencëtarët yllin më masiv që ka qenë ndonjëherë në orbitën e botës, të sapozbuluar.

Ai do të quhet R136a1, ka një masë rreth 265 herë më të madhe se ajo e Diellit dhe një shkëlqim drite të tij, 10 milion herë më të fortë.

Astronomët besonin se yjet nuk mund të ekzistonin me një masë më të madhe se 130 herë sa Dielli, por me këtë zbulim, i bie që fizika duhet të rishikohet.

Kjo për shkak se është llogaritur që "ylli përbindësh", kur ai me të vërtetë ka filluar të shkëlqejë, kishte një masë të barabartë me 320 herë diellore, pohon Crouther Pali, profesor në Universitetin e Sheffield, i cili kreu studimin rreth këtij ylli të gjithësisë.

R136a1 u identifikua duke përdorur një kombinim të instrumenteve të teleskopit shumë të madh me një observator astronomik në Kili.

n.e/NOA

KOMENTE