Prishtinë, 22 korrik, NOA – Triumf historik i së drejtës së Kosovës për liri dhe pavarësi, e ka komentuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia që drejtohet nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
"Duke qenë në dijeni me zhvillimet bashkëkohore, si dhe duke njohur shtrirjen dhe rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare, AAK vlerëson së mendimi i Gjykatës në gjithë dimensionin, shtrirjen, thellësinë dhe domethënien e tij, ishte një mendim i cili përfundimisht ka rrënjosur pavarësinë e Kosovës jo vetëm në politiken bashkëkohore, por edhe në të drejtën ndërkombëtare", thuhet në deklaratën e AAK-së.
Duke shtuar se kjo forcë politike, i vlerëson lart sidomos referimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj themeleve të së drejtës ndërkombëtare.
“Ky vendim e afirmon shpalljen e pavarësisë si një proces legjitim i vullnetit më të lartë të qytetareve të Kosovës, i shprehur nëpërmes përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës. Në të njëjtën kohë, ky vendim e hap rrugën që edhe Kosova të jetë anëtare e barabartë në të gjitha institucionet ndërkombëtare", përfundon deklarata e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
n.e/NOA
Lexoni gjithashtu:
Krasniqi: Ndihmë për njohjet e reja
AAK: Triumf i të drejtës për pavarësi
SHBA: Pas GJND, Evropa të reflektojë
Thaçi: Opinioni i GJND, fitore për rajonin
BDSH: Vendimi gëzoi sot çdo shqiptar
PDU: U korrigjua vendimi i 1913-ës
Vendimi bën xhiron e mediave të botës
Topi: Pas GJND, serial njohjesh të reja
Sejdiu: Kosova, e bindur me të drejtën e saj
Edi Rama: Dita e dytë më e bukur
OKB: Pas GJND, asnjë hap provokues
Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm
Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës
Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha
MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë
Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete
Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme
Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri