English

Aak: Gjnd Konfirmoi Triumfin Historik Të Së Drejtës Së Kosovës Për Liri Dhe Pavarësi

PRISHTINË, 22 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kryetari i së cilës ndodhet në paraburgim në Hagë për rigjykim, e vlerësoi të enjten vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si triumf historik dhe konfirmim formal të pavarësisë së Kosovës. Duke qenë në dijeni me zhvillimet bashkëkohore, si dhe duke njohur shtrirjen dhe rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare, AAK në komunikatën e dhënë pak më parë vlerëson së "Mendimi i Gjykatës në gjithë dimensionin, shtrirjen, thellësinë dhe domethënien e tij, ishte një mendim i cili përfundimisht ka rrënjosur pavarësinë e Kosovës jo vetëm në politikën bashkëkohore, por edhe në të drejtën ndërkombëtare," thuhet në deklaratën për shtyp të AAK. Dhoma e Apelit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, vendosi të rikthejë pjesërisht në gjykim rastin e ngritur nga prokuroria kundër kryetarit të AAK-së, ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Haradinaj dhe dy kolegët e tij u shpallën të pafajshëm nga Gjyakata Ndërkombëtare në vitin 2008./ch/
KOMENTE