English

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Lezhë, humb jetën polici i burgut të Shënkollit

Lezhë, 22 Korrik 2010, NOA - Një punonjës i burgut të Shënkollit ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik, i cili ka ndodhur sot në segmentin rrugor Fushë Krujë-Lezhë, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas përplasje së dy automjeteve.

Siç raporton korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA, aksidenti ka ndodhur në rrethin e Kurbinit, konkretisht në kryqëzimin e rrugës Durrës-Kukës me segmentin rrugor Fushë Krujë-Lezhë sic dalloni dhe në këtë foto nga vendngjarja.

Pikërisht aty, një autoveturë që drejtohej nga Ali Hallaci, polic i burgut të Shënkollit, tentoi të devijojë rrugën kryesore, për të hyrë në drejtimin e Kukësit, ndërsa një autoveturë tip fuoristradë që vinte përballë me shpejtësi është përplasur me benz duke shkaktuar plagosjen e Ilir Trotës, 25 vjeç, edhe ky polic i burgut të Shënkollit, i cili ishte udhëtonte me kolegun e tij, Ali Hallacin.

Si pasojë e përplasjes së Benzit me fuori-stradën, kanë mbetur të plagosur 4 përsona, por gjatë transportit për në Spitalin Ushtarak, ka gjetur vdekjen Ilir Tota, ndërsa është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetën drejtuesi i Benzit, Ali Hallaci.

Ndërkaq, sipas policisë, mësohet se janë plagosur edhe 2 persona të tjerë që udhëtonin në fuoristradë, të cilët nuk kanë probleme për jetën edhe pse ata ndodhen në spitalin rajonal nën mbikqyrjen e mjekëve.

Policia e Kurbinit ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke kryer ekpertziën, por akoma nuk ka nxjerrë konkluzionet përfundimtare për shkaqet e aksidentit.

a.b/n.e/NOA

KOMENTE