English

Argjentina: Duhej t’i kishim miratuar më parë martesat gay

Buenos Aires, 22 Korrik, NOA – “Ne nuk kemi nxjerrë një ligj, por kemi ndërmarrë një hap vendimtar për ndërtimin e një shoqërie e cila u takon të gjithëve”.

Me këto fjalë, presidentja argjentinase Cristina Fernandez ka komentuar ligjin e martesave mes homoseksualëve, gjatë një takimi me organizatat e tyre në vendin e njohur të Amerikës Latine.

“Ne duhet ta kishim ndërmarrë më parë një vendim të tillë”, tha më pas ajo, ndërsa shtoi se Argjentina është vendi i parë në Amerikën e Jugut për legalizimin e martesës mes homoseksualëve.

Ndërsa përfaqësuesi i Kishës Katolike në këtë vend tha se kjo është një luftë e hapur kundër Zotit dhe rregullave të tij.

n.e/NOA

KOMENTE