Atsh Pershendet Vendimin E Gjnd Per Legjitimitetin E Pavaresise Se Kosoves
TIRANË, 22 Korrik, ATSH/- Agjencia Telegrafike Shqiptare, stafi i gazetarëve së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të ATSH-së, z. Artur Zheji pershëndesin Republikën e Kosovës dhe popullin kosovar për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila njohu të enjten legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës.
Si ndjekës hap pas hapi të të gjitha ngjarjeve të lidhura me Kosovën, stafi i ATSH-së e konsideron vendimin e GJND-së si një ngjarje të madhe, e dyta pas shpalljes së Pavarësisë së shtetit më të ri në botë, më 17 shkurt të vitit 2008.
/f.n/