Tiranë, 22 Korrik 2010 NOA - Partia e Ballit Kombëtar Demokrat përshëndeti para pak minutash vendimin e gjykatës së Hagës, si një vendim që do të ndihmojë në njohjen e mëtejshme të Republikës së Kosovës, do të ndihmojë realizmin e një paqeje afatgjatë në Ballkan.
Shqiptarët duhet të jenë krenarë për historinë e tyre, përpjekjet e tyre për krijimin e shtetit shqiptar, që gjithmonë e kanë parë atë si një faktor të rëndësishëm për paqen në rajon, - thekson PBKD.
Duke filluar me Lidhjen e Prizrenit e në vazhdim, shqiptarët e kanë shprehur qartë pranë kancelarive europiane se pa krijimin e shtetit shqiptar Ballkani nuk do të jetë kurrë i qetë, dhe jo për faj të shqiptarëve, kujton PBKD.
Ajo vlerëson se pavarësia e Kosovës dhe vendimi i sotëm i gjykatës ndërkombëtare, janë vërtetimi më i qartë i paralajmërimit të shqiptarit të madh Mid’hat Frashëri që me Kosovën, duke ia lënë Jugosllavisë, Europa bën një gabim që do t’i duhet ta korrigjojë.
PBKD shpreh gjithashtu besimin e saj se Ramush Haradinaj, kryetar i AAK dhe ish-kryeministër i Kosovës, do të mbrojë sërish pafajësinë e tij.
PBKD vlerëson se është cinike që të trajtohen si kriminelë lufte ata që luftuan për të mbrojtur familjet, vatrat dhe lirinë e tyre nga makina shtetërore ushtarake serbe.
“Ne mendojmë se dënimi i krimeve në Ballkan nuk duhet të kufizohej vetëm me krimet në ish-Jugosllavi. Historia e Çamërisë së pastruar etnikisht është një rast i pastër gjenocidi që do të vazhdojë t’i mbajë të hapura plagët në Ballkan, nëse nuk ketë trajtimin e duhur nga institucionet ndërkombëtare”, - përfundon qëndrimi nga Kryesia e PBKD.
r.n/NOA
Lexoni gjithashtu:
Krasniqi: Ndihmë për njohjet e reja
AAK: Triumf i të drejtës për pavarësi
SHBA: Pas GJND, Evropa të reflektojë
Thaçi: Opinioni i GJND, fitore për rajonin
BDSH: Vendimi gëzoi sot çdo shqiptar
PDU: U korrigjua vendimi i 1913-ës
Vendimi bën xhiron e mediave të botës
Topi: Pas GJND, serial njohjesh të reja
Sejdiu: Kosova, e bindur me të drejtën e saj
Edi Rama: Dita e dytë më e bukur
OKB: Pas GJND, asnjë hap provokues
Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm
Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës
Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha
MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë
Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete
Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme
Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri