Shkup, 22 korrik, NOA – “Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me normat ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara gëzon tej mase çdo shqiptar jo vetëm në Kosovë, por edhe atë jashtë saj”.
Kështu është shprehur në një deklaratë të saj shpërndarë për mediat menjëherë pas publikimit të vendimit të GJND-së, partia Bashkimi Demokratik Shqiptar.
Sipas drejtuesve të saj, ky vendim paraqet një fitore bindëse të qeverisë së Kosovës dhe miqve të shqiptarëve, në vrazhdën e sukseseve të një pas njëshme drejt njohjes dhe pranimit të Kosovës nga shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara.
“Urojmë qeverinë e Kosovës për vendimin e GJND-së, duke u dëshiruar suksese në zhvillimet e mëtejshme drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara dhe institucionet Euro-atlantike”, citojnë më tej drejtuesit e BDSH-së.
Duke përfunduar se ata urojnë në këtë ditë të gëzueshme për çdo shqiptar, edhe të gjithë shtetet mike të shqiptarëve, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e tyre jo vetëm në pavarësimin e Kosovës por edhe në luftën për njohjen e saj ndërkombëtare.
n.e/NOA
Lexoni gjithashtu:
Krasniqi: Ndihmë për njohjet e reja
AAK: Triumf i të drejtës për pavarësi
SHBA: Pas GJND, Evropa të reflektojë
Thaçi: Opinioni i GJND, fitore për rajonin
BDSH: Vendimi gëzoi sot çdo shqiptar
PDU: U korrigjua vendimi i 1913-ës
Vendimi bën xhiron e mediave të botës
Topi: Pas GJND, serial njohjesh të reja
Sejdiu: Kosova, e bindur me të drejtën e saj
Edi Rama: Dita e dytë më e bukur
OKB: Pas GJND, asnjë hap provokues
Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm
Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës
Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha
MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë
Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete
Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme
Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri