English

Berisha: Vendimi historik i GJND, e drejtë e pakontestueshme e popullit të Kosovës

Tiranë, 22 Korrik, NOA – Vendimi historik i GJND-së, se Kosova nuk shkelur asnjë rezolutë të së drejtës ndërkombëtare duke shpallur njëanshmërisht në 17 shkurt të 2008-ës, mëvetësinë e saj, është përshëndetur nga kryeministri Sali Berisha.

Pas mungesës prej disa ditësh, për arsye të një gjendjeje gripale, Berisha zgjodhi pikërisht të dalë sot për të përshëndetur këtë vendim historik që i hap rrugën zhvillimeve të reja ndërkombëtare për shtetin e Kosovës.

“Ky ishte një vendim i pashmangshëm, një e drejtë e pakontestueshme e popullit të Kosovës”, deklaroi Berisha.

Kryeministri Sali Berisha, theksoi në këtë konferencë për shtyp se vendimi i GJND-së, përbën mirënjohjen më të thellë ndaj gjithë sakrificave shekullore të popullit të Kosovës për të qenë i pavarur.

Duke iu referuar vendimit të gjykatës së hagës, Berisha nënvizoi se ky vendim hedh tashmë poshtë të gjitha traktatet që ranë mbi kombin shqiptar, mbi qytetarët e Kosovës në tërë këto vite, një vendim që sipas kryeministrit i jep fund të gjitha pazareve mbi territorin e Kosovës.

“Vendimi i GJND-së, përbën një mbështetje të madhe, inkurajim madhor, që shqiptarët të angazhohen për ndërtimin dhe konsolidimin e paqes dhe stabilitetit rajonal, që shqiptarët ndonëse të ndarë në disa shtete të ndërtojnë idealin e tyre kombëtar, si interesin më të madh kombëtar të tyre”, nënvizoi kryeministri Berisha.

Vendimi i GJND-së, sipas Berishës, është një kusht madhor për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve, që pavarësisht ndasive të tyre politike, kanë ideal të përbashkët, pikërisht idealin e integrimit evropian.

Kryeministri Berisha ka garantuar ndërkaq se “Qeveria shqiptare do të mbështesë dhe garantojë për një kapitull të ri të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit, se do të ndihmojë me të gjitha mundësitë që këto marrëdhënie të njohin zhvillime integruese të aspiratave evropiane.

“I jam mirënjohës të gjithë atyre vendeve që mbështetën këtë deklaratë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, veçanërisht SHBA-të, se ky është vendimi historik më madhor i të drejtës ndërkombëtare, ndaj do të bëjme çdo përpjekje që 20 korrikun ta shndërrojmë në një ditë paqeje dhe prosperiteti për rajonin tonë”, shtoi Berisha.

i.t/NOA

{youtube}gpIlAfKsGss{/youtube}

Mendimi i Hagës, lexoni gjithçka për shpalljen e sotme

Lexoni gjithashtu:

Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm

Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës

Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha

MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë

Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete

Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme

Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri

KOMENTE