Cisjordani - Një Palestine I Vrarë Nga Ushtarët Izraelitë
JERUSALEM, 22 korrik /ATSH-AFP/ - Një palestinez, i cili ishte infiltruar në një koloni hebreje në Cisjordani u vra sot nga ushtarët izraelitë, njoftoi një zëdhënës i ushtrisë izraelite.
''Dy palestinezë, njëri prej të cilëve i armatosur kanë hyrë në koloninë Barkan, pranë Nablusit, në veri të Cisjordanisë'', deklaroi zëdhënësi.
Ushtarët që po kryenin shërbimin në koloninë i kanë identifikuar dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tyre.
''Njëri nga palestinezët u vra ndërsa tjetri arriti të arratisej'', shtoi zëdhënësi./
/ec/ a.jor.