Elbasan: Arrestohen Dy Te Rinj Perdorues Dhe Shperndares Te Lendeve Narkotike
ELBASAN, 22 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku /.- Seksioni i Luftës Kundër Lëndëve Narkotike në Elbasan ka bërë të mundur kapjen e pjesëtarëve të grupit të shperndarjes së lëndës narkotike.
Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar shtetasit me iniciale A.T dhe A.S, që të dy nga 20 vjeç, me banim në qytetin e Elbasanit.
Burime të Policisë lokale bëjnë të ditur se "arrestimi i tyre u bë në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, ku rezultoi se këta shtetas janë përdorues dhe shpërndarës të lëndës narkotike".
Gjatë një kontrolli fizik ushtruar dy të rinjve në lagjen "Shënkoll", atyre iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 qese lëndë narkotike, e cila për nga karakteristikat e saj ngjason me atë të llojit canabis sattiva. /a.ke/