Elbasan: Qytetaret Ne Proteste Ndaj Ossh-Se Për Tensionin E Ulët
T
ELBASAN, 22 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku/.- Mbi 100 banorë të lagjeve "Shënkoll" dhe "Haxhias" në qytetin e Elbasanit, zhvilluan sot një protestë ndaj degës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) për parregullsi në shërbimet e ofruara prej saj.
Protestuesit shprehën pakënaqësi ndaj OSSH si për tensionin e ulët të energjisë elektrike në banesat e tyre, ashtu edhe për faturat e parregullta të energjisë që kanë për të paguar.
Protestuesit firmosën një peticion drejtuar OSSH të Elbasanit, ku evidentonin se, "tensioni i ulët i energjisë elektrike 110 volt nga 140 volt, ka djegur me dhjetra pajisje elektro-shtëpiake në banesat e tyre dhe OSSH duhet të bëjë dëmshpërblimet përkatëse për abonentët familjarë".
Banorët paralajmëruan se, "nëse nuk do të ketë zgjidhje të problemeve, do të nisin një grevë urie para sheshit të administratës së OSSH në Elbasan. /a.m//a.ke/