English

Fishë Teknike - Çfarë Është Gjykata Ndërkombëtare E Drejtësisë?

HAGË, 22 korrik /ATSH-AFP/ - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (CIJ), që do t'i shprehë Hagës një mendim këshillues mbi ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë të Kosovës përballë Serbisë, ka dhënë 24 mendime mbi kërkesën e OKB-së që prej krijimit të saj në vitin 1946. Mendimet këshilluese nga organi kryesor gjyqësor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk kanë efekt kundërshtues dhe bazohen kryesisht në çështjet teknike përsa i përket organizatave ndërkombëtare. Vetëm pesë organe të Oorganizatës së Kombeve të Bashkuara, mes të cilëve dhe Këshilli i Sigurimit apo Asambleja e Përgjithshme, si dhe 16 institucione të specializuara të OKB-së kanë të drejtë t'i referohen gjykatës për t'i kërkuar një mendim konsultativ. Me përjashtim të një verdikti në vitin 2004 ku thuhet se ''pjesët e murit të ngritur nga Izraeli në Palestinë janë të paligjshme dhe duhen shembur'', shumica e mendimeve këshilluese e gjykatës janë respektuar. Ashtu siç thekson ajo vetë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, mendimet këhilluese të gjykatës nuk kanë efekt kundërshtues. U përket instuticioneve ose organeve ndërkombëtare që iu është kërkuar të vendosin me anë të mënyrave të tyre pas rezervimit të mendimit të tyre. Kompetenca e gjykatës këshilluese nuk duhet të ngatërrohet me kompetencën kontestimore, detyra e saj kryesore që konsiston në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve juridike mes shteteve. Mes mendimeve të tjera këshilluese të bëra nga CIJ bëjnë pjesë edhe një mendim i bërë në vitin 1971 sipas të cilit shtetet anëtare të OKB-së duhet ta konsiderojnë si të ligjshëm pushtimin e Namibisë nga Afrika e Jugut dhe verdikti i vitit 1996, sipas të cilit kërcënimi ose përdorimi i armëve bërthamore do të jetë në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare. Verdikti që do të jepet sot do të ndiqet nga grupet minoritare dhe organizatat separatiste, që kërkojnë një precedent të ligjshëm. "Edhe pse nuk është e detyueshme për shtetet, një mendim këshillues është mundësia më e mirë për gjykatën të qartësojë ligjet dhe detyrimet ekzistuese për shtetet'', konfurmoi ajo. Gjykata përbëhet nga 15 gjyqtarë të njohur./ /ec/ a.jor.
KOMENTE