Fishë Teknike - Datat Kryesore Të Historisë Së Kosovës
TIRANË, 22 korrik /ATSH/ - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që përfaqëson
gjykatën e nivelit më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të publikojë sot
pasdite opinionin këshillimor lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Përgjatë historisë së saj, Kosova ka qenë territor herë nën kontrollin e shqiptarëve dhe herë nën atë të serbëve.
Më poshtë vijojnë datat kryesore të historisë së Kosovës:
Shekulli XII-të - Kosova gjendet në "zemrën" e perandorisë serbe në të cilën mbretëron dinastia e Nemanjiçëve. Ndërtohen manastire dhe kisha të shumta.
- 1389 - Disfatë e serbëve përballë Perandorisë osmane në betejën e Fushë-Kosovës. Fillon sundimi turk për disa shekuj, i cili prish ekuilibrin etnik në favor të myslimanëve dhe shqiptarëve.
- 1913 - Serbia rimerr kontrollin e Kosovës pas luftërave ballkanike.
- 1946 - Kosova bëhet pjesë e Federatës Jugosllave të komunistit Josip Broz Tito.
- 1987 - Gjatë një vizite në Kosovë, Sllobodan Milosheviç pozicionohet në mbrojtje të serbëve të Kosovës.
- 1989 - Milosheviç rishikon kushtetutën serbe, kufizon gjerësisht autonominë e Kosovës.
- 1992 - Ibrahim Rugova zgjidhet president i Kosovës, bën rezistencë paqësore për të arritur në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe krijon institucionet paralele.
- 1997 - Formohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), e cila organizon luftën kundër forcave serbe.
- 1998 shkurt-mars - Forcat e Milosheviçit sulmojnë UÇK-në. Në luftime vriten më shumë se 10 000 shqiptarë.
- Viti 1999 -
- 10 qershor - Beogradi, i detyruar nga goditjet e forcave të NATOS, tërheq forcat e tij nga Kosova, e cila vihet nën protektoratin e OKB-së dhe të NATO-s.
- 11 qershor - Afro 200 000 serbë dhe banorë të tjerë jo shqiptarë largohen nga Kosova.
- Viti 2004 -
- Mars - Kryengritje të mëdha antiserbe: 19 të vdekur dhe më shumë se 900 të plagosur.
- Viti 2005 -
- Nëntor - Parlamenti i Kosovës miraton rezolutën për krijimin e një shteti të pavarur.
- Dhjetor - I dërguari i OKB-së Martti Ahtisaari, fillon një mision për statusin përfundimtar të Kosovës.
- Viti 2006 -
- 21 janar - Vdes Ibrahim Rugova. Fatmir Sejdiu e zëvendëson.
- 20 shkurt - Fillojnë në Vjenë negociatat për statusin e Kosovës mes serbëve dhe shqiptarëve.
- Viti 2007 -
- 26 janar - Ahtissari paraqet një plan për pavarësinë e Kosovës nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.
- 26 mars - Amerikanët dhe evropianët mbështesin planin e Ahtissarit në KS të OKB-së, ndërsa Rusia duke mbështetur Serbinë e kundërshton.
- 20 korrik - Për shkak të mospranimit të rusëve, Grupi i Kontaktit (SHBA, Rusi, Francë, Britani e Madhe, Gjermani dhe Itali) ngarkojnë një treshe ( një amerikan, një rus dhe një evropian) për të gjetur një kompromis mes shqiptarëve dhe serbëve.
- 10 dhjetor - Trojka konstaton dështimin e negociatave.
- Viti 2008 -
- 17 shkurt - Parlamenti i Kosovës shpall pavarësinë e Kosovës./
a.jor.