Bilanci vjetor, shtohen financimet dhe zgjerohet harta e projekteve nga veriu ne jug
Tiranë, 22 Korrik 2010 NOA Fotot Update - Fondacioni Vodafone Albania prezantoi Raportin e Vjetor për vitin 2009- 2010 duke vijuar traditën e transparencës dhe raportimit të financimeve, si pjese e rolit të përgjegjshmërisë.
Ne raport paraqiten te detajuara investimet dhe financimet sociale per periudhën Prill 2009 –Mars 2010, shume e cila kap vlerën prej 76,836,969 Lek, (afërsisht 560,000 EURO) duke sjelle ne vëmendjen e partnereve dhe mbare publikut, rolin e Fondacionit Vodafone Albania si nje nder donatoret me te ndjeshem ndaj njerezve ne nevoje.
Me fondet e siguruara nga shoqeria Vodafone Albania Sh.A. dhe Vodafone Foundation në Mbretërinë e Bashkuar, konstatohet me kenaqesi se Fondacioni Vodafone Albania shenon zgjerim te dy programeve kryesore, ate te Granteve te dhuruara dhe te programit ‘Bota e Ndryshimit’. Programi i Granteve, që ze dhe peshen kryesore te buxhetit vjetor përzgjodhi gjithsej 19 projekte mes aplikimeve te shumta. Vlen te theksohet se harta gjeografike e projekteve shtrihet ne zona te thella e te skajshme te Republikes se Shqiperise, qe nga Puka Shkodra, Lezha e Kukesi e deri ne Librazhd, Elbasan, Lushnje, Vlore, Berat, Kavaje, Tirane, Korçe etj.
Ne 12 muajt e fundit, te 19 organizatat jofitimprurese iu perkushtuan zbatimit te projekteve ne sherbimin te komuniteteve ne nevoje, nisma qe i perkasin fushave te edukimit te hershem per femijet ne zona te thella, asistence ndaj te moshuarve dhe pacienteve me semundje kronike, personave me aftesi te kufizuara, ndihma ndaj viktimave te trafikimit te qenieve njerezore si dhe ndaj minoreneve ne burgje, mbështetje ndaj femijeve qe vuajne nga talasemia dhe autizmi, e mjaft kategori te tjera.
Pervec programit te granteve, Fondacioni Vodafone Albania ne prill 2009 njoftoi serish hapjen e aplikimeve per programin ‘Bota e Ndryshimit’, fale te cilit u perzgjodhen 3 fitues per te punuar me sfidat e tyre ne zonat me problematike.
Edhe këtë vit, tradita e bukur e organizimit të Lojrave Speciale Olimpike ishte nje shprehje e gjitheperfshirjes, deshires per jeten dhe solidarizimit.
Nje tjeter ngjarje e rendesishme, ku Fondacioni Vodafone Albania u shqua mes donatoreve te tjere ishte pergjigja e shpejte ndaj emergjences humanitare te krijuar nga permbytjet ne veri te Shqiperise ne fillim te vitit 2010, duke u rreshtuar perkrah Kryqit te Kuq Shqiptar dhe Komitetit Nder-Ministror per Emergjencat me qellim per t’u ardhur ne ndihme te prekurve nga permbytja.
Perkrahja e iniciativave te Fondacionit Vodafone Albania nga nje numer i madh vullnetaresh ka qene nje mbeshtetje e vyer, qe u ka hapur rruge edhe menyrave te reja te bashkepunimit.
Te dy donatoret Vodafone Foundation në Mbretërinë e Bashkuar dhe shoqeria Vodafone Albania Sh.A japin garanci per vijueshmerine e programeve ekzistuese dhe ne menyre te vecante te programit ‘Bota e Ndryshimit’, gje qe shton pritshmerine per te ardhmen.
Disa te dhena nga Raporti Vjetor 2009-2010 i Fondacionit Vodafone Albania
Fondi total për periudhen 2009-2010 është 76,836,969 Lekë, çka përfshin shumën e dhuruar për Grantet, projektet e ‘Bota e Ndryshimit’ dhe pergjigjen ndaj Emergjencave.
Nga i gjithë totali i dhuruar në një vit, program vjetor i Granteve eshte zeri kryesor i financimeve me 58,343,100 Leke per 19 projektet e miratuara
Pergjigja ndaj emergjencave ka shenuar renie me nje vit me pare dhe eshte ne nivelet e 15,011,868 Leke.
r.n/NOA