English

Gjnd - Hyseni: Tashmë Dialog Me Serbinë Si Të Barabartë (2)

BRUKSEL, 22 korrik /ATSH-ANSA/ - "Por diskutimet duhet të zhvillohen si dy vende sovrane", shtoi Hyseni menjëherë pas deklaratës së GJND-së. Deri tani Serbia gjithmonë e ka refuzuar njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Gjatë reagimit të tij Hyseni deklaroi se priste "që edhe pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur (Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qipro), ta njohin tashmë pavarësinë e saj". /e.v/
KOMENTE