Gjnd - Kosovë/ Ban Ki-Moon Për Një Dialog Konstruktiv Dhe Kundër Provokimeve
NJU JORK, 22 korrik /ATSH-ANSA/ - Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, kërkoi sot të "evitohen provokimet pas shpalljes së mendimit konsultativ të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilës pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare", njoftoi Martin Nesirky, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm, gjatë një konference në zyrat e Kombeve të Bashkuara.
"Ban Ki-moon inkurajon palët e përfshira të angazhohen në një dialog konstruktiv, duke i evituar provokimet që mund të dëmtojnë këtë dialog".
"Sekretari i Përgjithshëm do t'ia transmetojë mendimin e Gjykatës Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së", shpjegoi zëdhënësi.
/e.v/