Gjnd - Kosovë - Berlini U Kërkon Beogradit Dhe Prishtinës Të Shikojnë Drejt Evropës
BERLIN, 22 korrik /ATSH-AFP/ - Shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle u bëri thirrje sot Beogradit dhe Prishtinës të orientohen drejt "së ardhmes së tyre evropiane" pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, GJND, sipas të cilës deklarata për pavarësinë e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
"U bëj thirrje politikanëve të Beogradit dhe Prishtinës të shohin tani drejt së ardhmes së tyre evropiane dhe të diskutojnë në mënyrë konstruktive dhe pragmatike për çështje të bashkekzistencës së përditshme në interes të popujve të vendeve të tyre", bëri të ditur ministri në një komunikatë.
"Tani kërkohet politikë dhe dialog", shtoi ai, duke theksuar se "e ardhmja e Serbisë dhe Kosovës janë në BE".
Më parë, GJND-ja u shpreh se deklarata për pavarësinë e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, në një mendim konsultativ për ligjshmërinë e kësaj deklarate.
Gjermania bën pjesë në 22 ndër 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur zyrtarisht Kosovën.
/I.Pu.