Gjnd - Kosovë - Deklarata E Pavarësisë Nuk Ka Shkelur Të Drejtën Ndërkombëtare
HAGË, 22 korrik /ATSH-AFP/ - Deklarata për pavarësinë e Kosovës "nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare", u shpreh sot Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, GJND.
"Gjykata arriti në përfudimin se deklarata për pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt në vitin 2008 nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare", deklaroi Hisashi Owada, kryetari i GJND-së, në Pallatin e Paqes në Hagë.
Beogradi arriti të sigurojë më 8 tetor të vitit 2008 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të drejtën për t'iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.
Gjashtëdhjetë e nëntë shtete, ndër të cilat Shtetet e Bashkuara dhe 22 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, e kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës.
/I.Pu.