English

Gjnd - Kosovë/ Reagimi I Presidentit Serb Boris Tadiç

BEOGRAD, 22 korrik /ATSH-Tanjug/ - Presidenti serb Boris Tadiç deklaroi sot se "vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është një vendim i rëndë për Serbinë", duke shtuar se "është e qartë se GJND-ja nuk e bëri deklaratën për sa i përket problemit të ndarjes". Tadiç deklaroi se për këtë çështje (ndarjen), "GJND-ja i transferoi problemin Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së" dhe theksoi se "Serbia do të vazhdojë të luftojë për Kosovën me mjete ligjore dhe paqësore". Tadiç shtoi se "Serbia ka një plan të qartë me aktivitete diplomatike". /e.v/
KOMENTE