English

Gjnd - Kosovë - Rusia Mbetet Kundër Pavarësisë Pavarësisht Mendimit Të Gjykatës

MOSKË, 22 korrik /ATSH-AFP/ - Mendimi i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, GJND, nuk e ndryshon aspak qëndrimin e Rusisë, që është kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, u shpreh sot Ministria e Jashtme ruse në një komunikatë. "Qëndrimi ynë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar", bëri të ditur ministria ruse. "Mendojmë se zgjidhja e problemit të Kosovës është e mundur vetëm me vazhdimin e bisedimeve mes palëve në fjalë", thuhet më tej në komunikatë. "Është shumë e rëndësishme që Gjykata ka dhënë mendimin e saj vetëm për deklaratën e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar pikërisht se nuk e shqyrton në tërësi çështjen e të drejtës së Kosovës për ndarje të njëanshme nga Serbia", theksoi ministria ruse. GJND-ja theksoi sot se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, në një mendim konsultativ. Rusia, aleate historike e Beogradit, e ka kritikuar shumë herë pavarësinë e Kosovës e njohur nga perëndimorët. /I.Pu.
KOMENTE