English

Gjnd - Kosovë - Spanja Respekton Mendimin E Gjykatës, Heshtje Për Pavarësinë

MADRID, 22 korrik /ATSH-AFP/ - Spanja respekton mendimin e shprehur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për Kosovën, njoftoi sot AFP-në Ministria e Jashtme, por pa u shprehur për pavarësinë e saj, që nuk është njohur ende nga Madridi. Gjykata u shpreh sot se deklarata për pavarësinë e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Spanja është një prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur deri tani pavarësinë e saj, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron. Madridi e miraton deklaratën e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, sipas të cilës GJND-ja ka hapur një "epokë të re" dhe se tashmë duhet "të shihet drejt së ardhmes", shtoi një zëdhënës i ministrisë. Megjithatë, ai nuk dha hollësi, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Spanja do ta ndryshojë qëndrimin brenda një afati të shkurtër ose të mesëm lidhur me pavarësinë e Kosovës. /I.Pu.
KOMENTE