Gjnd Në Hagë, Fillon Seancën E Fundit E Procesit Për Pavarësinë E Kosovës
PRISHTINË, 22 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë ka nisur seanca përmbyllëse e procesit për mendimin këshilldhënës rreth pavarësisë së Kosovës, të shpallur në 17 shkurt 2008, e njohur deri më sot nga 69 shtete anëtare të OKB-së.
Në seancën përmbyllëse për shpalljen e vendimit për pavarësinë e Kosovës është i parnishëm edhe ministri i Jashtëm Kosovës, Skender Hyseni.
Seanca po transmetohet drejtpërdrejtë nga Televizioni i Kosovës dhe po ndiqet me interesim të madh kudo në shtetin më të ri evropian.
/a.g/