English

Gjykimi I Gjnd-Së, Kapitull I Ri Ne Marrëdhëniet Mes Kombeve Të Rajonit

-Shprehet kryeministri Berisha gjatë një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi TIRANË, 22 Korrik/ATSH/. Kryeministri Sali Berisha i telefonoi të enjten Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke i shprehur urimet më të përzemërta për vendimin e dhënë nga kjo gjykatë mbi pavarësinë e Kosovës. Sipas zyrës së shtypit të Kryeminstrit, gjatë bisedës, kreu i qeverisë e cilësoi 22 korrikun si një ditë të madhe në historinë e kombëtare, në historinë e Ballkanit, por dhe në historinë e të Drejtës Ndërkombëtare. "Ky ishte një gjykim i shkëlqyer; një shpërblim dhe mirënjohje e thellë ndaj sakrificave mbinjerëzore të shqiptarëve të Kosovës; një anullim ndërkombëtar i Traktateve copëtuese mbi shqiptarët, njohje e të drejtave të tyre; kontribut madhor dhe historik për paqen, stabilitetin në rajonin tonë, në Kosovë dhe në Ballkan" ka cilësuar Kryeministri. Duke ju referuar analizës se kryetarit të Gjykatës, i cili i faktonte botës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë ligj, asnjë rregull, asnjë parim kombëtar apo ndërkombëtar, por ka respektuar të drejtën e qytetarëve të Kosovës , Berisha tha se "kjo ishte një mbështetje e jashtëzakonshme që kjo gjykatë i jep paqes dhe stabilitetit në rajon". "Ndonëse për të gjithë pavarësia ishte një proces i parikthyeshëm, mbështetja e këtij procesi nga gjykata më e lartë e botës, një proces që u zhvillua në përputhje të plotë me frymën e ligjeve ndërkombëtare dhe dokumenteve ndërkombëtare, pa shkelur askund frymën e tyre, kishte një rëndësi të jashtëzakonshme .Ky është një vendim që hap një kapitull të ri në marrëdhëniet midis të gjitha kombeve të rajonit", mësohet të jetë shprehur kryemnstri Berisha, gjate bisedës më kryeministrine Kosovë s, Hashim Thaçi. /m.sh/f.n/
KOMENTE