Hagë, 22 korrik, NOA – Pas vendimit të marrë sot nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, ku me dhjetë vota pro dhe katër kundër, GJND shpalli se shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare reagoi edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni.
Ai tha se tashmë Kosova mund të bisedojë me Serbinë si dy vende të pavarura.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hyseni vuri në dukje pikërisht deklaratën e bërë sot nga presidenti i GJND-së, Hisashi Oëada, i cili nënvizoi se rasti i Kosovës është një rast sui generis, ndryshe nga ato të mëparshmet kur janë shpallur shtete të rinj në botë.
Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, shpalli se me shpalljen e pavarësisë, Koosva nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar.
mit/NOA
Mendimi i Hagës, lexoni gjithçka për shpalljen e sotme
Lexoni gjithashtu:
Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm
Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës
Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha
MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë
Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete
Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme
Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri