English

Hyseni: Vendimi I Gjykatës Ishte I Qartë, Pavarësia E Ligjshme

PRISHTINË, 22 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni e cilësoi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si "të qartë" dhe që "nuk lë vend për dyshime", se pavarësia e Kosovës është bërë në përputhje me të drejtën ndrëkombëtare. "Gjykata konstatoi, me shumicë dërmuese, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Mendimi i Gjykatës është eksplicit dhe i qartë, dhe nuk lë vend për dyshim," thuhet në deklaratën e ministrit Hyseni, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me pavarësinë e Kosovës. "Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha pikat," vazhdon më tej deklarata. "Tani presim njohje të mëtejme të Kosovës. U bëjmë thirrje shteteve që e kanë shtyrë njohjen e Republikës së Kosovës në pritje të Mendimit të Gjykatës, që tani të vendosin për njohjen (e Kosovës)," thuhet në deklaratën e ministrit të Kosovës./ch/
KOMENTE