Durrës, 22 Korrik, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë filluar një procedim penal në gjendje të lirë 46-vjeçares me inicialet L.T., lindur dhe banuese në Fllakë të Shijakut.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave, ky procedim ndaj saj filloi bazuar në kallëzimin e bërë në polici nga 72-vjeçari me inicialet Xh.I., banues në Katund të Shijakut, i cili shpjegon se para një jave, ajo i ka dhunuar banesën.
Ndërkaq, materialet për veprën penale të dhunimit të banesës, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA