English

Interi zyrtarizon blerjen e Ranochias

Itali, 23 korrik 2010 NOA - Një blerje tjetër ka ardhur në radhët e ekipit të Interit. Klubi i zikaltërve ka bërë të ditur ditën e sotme se Ranochia është zyrtarisht një lojtar i Interit dhe kjo pas përfundimit të tratativave me klubin e Xhenovas, të cilët ishin në zotërim të kartonit të lojtarit.

Andrea Ranochia, mbrojtësi 22-vjeçar, ka firmosur me ekipin e Interit një kontratë 5-vjeçare e cila skadon më 30 korrik të 2015.

Megjithatë, siç ranë në akord Inter dhe Xhenova, Andrea Ranochia për sezonin e ardhshëm 2010-2011, do të luajë në radhët e xhenoanëve.

r.b/NOA

KOMENTE