Hagë, 22 korrik, NOA – Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës, edhe pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konfirmuar para pak minutash me anë të mendimit të saj përfundimtar këshillë-dhënës se nuk është shkelur asnjë ligj ndërkombëtar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Kështu është shprehur për mediat, menjëherë pas shpalljes së mendimit të GJND-së, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç.
Sipas tij, loja nuk është aspak e mbyllur dhe se ajo mbetet në duart e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Kurrë nuk do të njohim pavarësi të njëanshme dhe për Beogradin, loja nuk është mbyllur. Kjo çështje është politike”, ka thënë më tej Jeremiç.... (vijo).
n.e/NOA
Lexoni gjithashtu:
Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm
Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës
Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha
MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë
Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete
Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme
Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri