English

Kapshticë, po trafikonin 40 pako me Cannabis Sattiva e marijuhanë, arrestohen dy vetë

Korçë, 22 korrik, NOA – Po përpiqeshin të kaloni përtej pikës së Kapshticës bimë Cannabis Sattiva, por bien në prangat e policisë së Korçës, dy persona.

Policia e Korçës njoftoi se ka vënë në pranga dy shtetas, 26 vjeçarin Bajram Dapi nga Tirana dhe shtetasin 24 vjeçarin Kristos Prifti banues në qytetin Larisa të Greqisë.

Oficerët kundër krimit të organizuar dhe antidrogës, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve, të cilët po përpiqeshin të trafikonin në mënyrë të paligjshme bimë Cannabis Sattiva, të mbështjella me ngjitëse natërband.

Oficerët e antidrogës në policinë e Korçës në bashkëpunim me policinë kufitare të Kapshticës, i zbuluan bimët narkotike gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin me targë TR 1958 N, ku gjeten dhe sekuestruan 46 pako të mbështjella me letër natërband, brenda të cilave ndodhej një sasi bime e ngjashme me Cannabis Sattiva dhe Marijuhanën.

Policia e Korçës ka nisur menjëherë hetimet mbi këtë ngjarje, ndërsa dy të arrestuarit Bajram Dapi dhe Kristos Prifti do të ndiqen tashmë nga prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, pas kalimit të dokumentacionit hetimor, për veprën e trafikimit të lëndëve narkotike.

mit/NOA
KOMENTE