English

Kina E Prekur Nga Përmbytjet Në Pritje Të Një Tajfuni Tjetër

CHONGQING (Kinë), 22 korrik /ATSH-AFP/ - Kina po përgatitet për mbërritjen e tajfunit ''Chanthu'' duke anuluar disa fluturime dhe ka parashikuar shira të rrëmbyeshëm, pas vdekjes të më shumë se 700 personave nga përmbytjet që prej fillimit të vitit. Tajfuni ''Chanthu'' pritet në mesditë në provincën Guangdong ndërkohë që vendi po përballet me përmbytjet më të mëdha që prej 10 vjetësh. ''Tajfuni do të prekë ishullin Hainan dhe rajonin Guangxi me erëra që do të arrijnë deri në 126 kilometra në orë'', theksoi administrata meteorologjike kineze. Autoritetet i bënë thirrje popullsisë të evitojnë daljet nga shtëpia ndërkohë që janë anuluar 26 fluturime në aeroportin Haikou, në Hainan./ /ec/ a.jor.
KOMENTE