Kirgistan - Policia Arreston Vëllain E Presidentit Të Rrëzuar Bakiev
BISHKEK (Kirgistan), 22 korrik /ATSH-AFP/ - Autoritetet e Kirgistanit njoftuan sot arrestimin e Akhmat Bakiev, një prej vëllezërve të presidentit të rrëzuar të Kirgistanit, i dyshuar se ishte përfshirë në dhunën ndëretnike në muajin qershor ku si pasojë humbën jetën të paktën 300 persona në këtë vend të varfër të Azisë Qendrore.
Akhmat Bakiev u arrestua dje rreth orës 16:30 GMT gjatë një operacioni special të forcave të sigurisë në rajonin Djalal-Abad, në jug të kësaj ish-republike sovjetike'', theksoi zëvendësministri i Brendshëm, Melis Tourganbaiev.
"Ai nuk bëri rezistencë, por në shtëpinë e tij u zbuluan armë që u konfiskuan'', shtoi ai./
/ec/ a.jor.