Kolumbia Thërret Ambasadorin E Saj Në Venezuelë
BOGOTA, 22 korrik /ATSH-AFP/ - Qeveria kolumbiane njoftoi dje se kishte thirrur për bisedime ambasadorin e saj në Venezuela disa orë nga takimi i OEA-s në Uashington ku Bogota do të mbështesë akuzat e saj për praninë në Venezuelë të shefave të gueriljeve kolumbianë.
''Ambasadorja kolumbiane u thirr në Bogota për të shqyrtur situatën me këtë vend'', njoftoi Ministria kolumbiane e Punëve të Jashtme në një komunikatë të shkurtër.
Vendimi i Kolumbisë erdhi disa orë nga hapja në Uashington e një takimi të Organizatës të Shteteve të Amerikës (OEA), ku Kolumbia do të paraqesë provat për praninë në Venezuelë të shefave të gueriljeve marksiste kolumbianë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (Farc) dhe Ushtrisë për Liri Kombëtare (ELN)./
/ec/ a.jor.