Kosovë-Akr: Populli Është Sovrani I Vetëm I Kosovës
PRISHTINË, 22 Korrik /ATSH-B.Jashari/ - Partia Aleanca Kosova e Re (AKR), uroi të enjten të gjithë kosovarët për rikonfirmimin e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), sipas një deklarate për mediat.
"Është kjo një ditë historike për popullin e Kosovës që do të shënojë një kthesë pozitive për të ardhmen e vendit," theksohet në një deklaratë të AKR.
AKR vlerson se konfirmimi i sotëm nga GJND-ja se deklarata e pavarësisë së Kosovës njohu përpjekjet dhe luftën e popullit të Kosovës për dekada me radhë, e riafirmoi të ardhmen e pakontestueshme në familjën evropiane.
"Sot edhe njëherë u konfirmua se populli i Kosovës është sovrani i vetëm i Kosovës në të gjithë kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht", thekson deklarata./ch/