Prishtinë, 22 korrik, NOA – Vendimi i sotëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka për t’i ndihmuar vendet e tjera të cilat e kanë pritur atë për të përshpejtuar kështu njohjet e reja ndaj pavarësisë së Kosovës.
Me këto fjalë e ka komentuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, vendimin e GJND-së në favor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij, një vendim i tillë ka qenë i pritshëm, duke mos e fshehur as faktin se është ndjerë i befasuar që ai ka qenë aq konkret dhe të drejtpërdrejtë.
“Sot, për qytetarët e Kosovës, për institucionet e Kosovës, për ne si përfaqësues të popullit, është një ditë e rëndësishme, një ditë që hap perspektiva të reja dhe njohje të reja, si dhe krijon një pozicion të avancuar të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar”, tha Krasniqi, duke shtuar se opinioni i GJND-së nuk do t’i shërbejë vetëm Kosovës.
Sipas tij, ai është një opinion që i shërben jo vetëm Kosovës, por u shërben të gjithë atyre miqve ndërkombëtarë, që e kanë mbështetur këtë vend gjatë gjithë këtyre viteve, si SHBA-të, BE-ja dhe 69 vendet që e kanë njohur Kosovën.
n.e/NOA
Lexoni gjithashtu:
AAK: Triumf i të drejtës për pavarësi
SHBA: Pas GJND, Evropa të reflektojë
Thaçi: Opinioni i GJND, fitore për rajonin
BDSH: Vendimi gëzoi sot çdo shqiptar
PDU: U korrigjua vendimi i 1913-ës
Vendimi bën xhiron e mediave të botës
Topi: Pas GJND, serial njohjesh të reja
Sejdiu: Kosova, e bindur me të drejtën e saj
Edi Rama: Dita e dytë më e bukur
OKB: Pas GJND, asnjë hap provokues
Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm
Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës
Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha
MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë
Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete
Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme
Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri