English

Lushnje: Vetehelmohet Nje 55-Vjeçar

LUSHNJE, 22 Korrik /ATSH -Rr.Isufaj / - Një 55- vjeçar nga qyteti i Lushnjes i ka dhënë fund jetës mëngjesin e ditës së sotme, duke u vetehelmuar me fostoksinë. Megjithëse është dërguar nga familjarët në spitalin e qytetit, ai nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë në ambjentet e spitalit. Burime zyrtare të policisë së Lushnjes thanë për ATSH-në se, "rreth orës 01.30 të ditës së enjte ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit 55-vjeçari Bajazit N. Nga veprimet e para hetimore rezulton se viktima në kushtet e depresionit ka pirë fostoksinë". Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme. /a.ke/
KOMENTE