English

Ministri i Jashtëm i Kosovës: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë

Hagë, 22 korrik 2010 NOA – “Mirëpresim Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhënë sot. Gjykata konstatoi, me shumicë dërmuese, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”, - deklaroi pak minuta më parë Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni në një prononcim nga Haga.

Ai tha se mendimi i Gjykatës është eksplicit dhe i qartë, dhe nuk lë vend për dyshim. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha pikat.

Tani presim njohje të mëtejme të Kosovës.

“U bëjmë thirrje shteteve që e kanë shtyrë njohjen e Republikës së Kosovës në pritje të Mendimit të Gjykatës, që tani të vendosin për njohjen”, - tha dr. Hyseni.

Ai theksoi se nuk ka asgjë në Mendimin e dhënë nga Gjykata që hedh çfarëdo dileme rreth shtetësisë së Republikës së Kosovës, tashmë një realitet i pakontestueshëm. Kurse shtoi: “Shihet qartë se pavarësia e Kosovës nuk ka krijuar asnjë precedent. Kosova është dhe gjithnjë ka qenë një rast i veçantë”.

Hyseni theksoi se pavarësia e Kosovës është në interes të gjithë Ballkanit Perëndimor. ”E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Për këtë arsye, duhet të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore. Këtë e kërkojmë ne. I takon Serbisë tani që të jetë në nivel të përgjegjësive”, - pohoi z.Hyseni.

Kurse përfundoi: “Duam të ritheksojmë gatishmërinë e Kosovës për të diskutuar çështje praktike të interesit të ndërsjellë me Serbinë. Çfarëdo bisedash me Serbinë duhet të jenë mbi baza të barabarta, si dy shtete të pavarura dhe sovrane”.

a.b/NOA

Mendimi i Hagës, lexoni gjithçka për shpalljen e sotme

Lexoni gjithashtu:

Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm

Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës

Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha

MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë

Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete

Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme

Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri

KOMENTE