English

MPJ: Rigjykimi i ish-komandantit të UÇK, Haradinajt, të ruajmë qetësinë

Tiranë, 22 Korrik 2010 NOA – Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë tha sot se u njoh me vendimin e Dhomës së Apelit të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi për rigjykim të pjesshëm të z. Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij.

Ministria e Punëve të Jashtme beson se z. Haradinaj, një nga ish-komandantët kryesorë të UÇK-së, dhe ish-Kryeministër i Kosovës, siç u ballafaqua me dinjitet më parë, do të dijë të argumentojë dhe mbrojë pafajësinë e tij edhe këtë radhë.

Ministria e Punëve të Jashtme është gjithashtu e bindur se populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës, ashtu si dhe më parë, do të tregojnë maturi dhe qetësi, duke i përballuar me dinjitet këto momente të rëndësishme që po kalon Kosova, - thuhet në qëndrimin zyrtar të diplomacisë shqiptare.

Lidhur me rigjykimin qe kerkohet per z.Haradinaj, ka pasur furi reagimesh.

r.n/NOA

{youtube}3h5gFj7CUdE{/youtube}

KOMENTE