Ndalimi I Epidemisë Së Hiv/Aids Në Europë Kërkon Veprime Të Përbashkëta
Ë PËRBASHKËTA
VIENE, 22 Korrik /ATSH-Eriola Çuko/ - Midis Europës Perëndimore dhe asaj Lindore ekziston një ndryshim i madh sa i takon aksesit për shërbimet shëndetësore të HIV nga personat që jetojnë me këtë virus, u bë e ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në Kongresin e XVIII Ndërkombëtar AIDS 2010.
Ndërsa epidemia e HIV në Europën Perëndimore, me disa përjashtime, përgjithësisht vlerësohet e stabilizuar, në shumë vende të Europës Lindore ato konsiderohen jashtë kontrollit. Duke qenë se pabarazitë në përgjigjen ndaj HIV ndërmjet Europës Lindore dhe Lindore të papranueshme, situate kërkon më tepër veprime të bashkërenduara me qëllim ndaljen e përhapjes së sëmundjes dhe përmirësimin e trajtimit dhe kujdesit në Europën Lindore.
Situata e HIV në Europë varet nga aksesi në shërbimet në Europën Lindore, por nga ana tjetër nga parandalimi i një riemergjence ne Europën Perëndimore, ndaj ndalimi i rritjes së shpejtë të rasteve të HIV në Europë kërkon verprime të përbashkëta nga të gjitha qeveritë dhe organizat e tyre partnere në rajon.
Mbi 1.2 milion raste me HIV/AIDS janë deklaruar në Europë në fund të vitit 2008, sipas OBSH-së, me mbi 100 mije raste të reja të raportuara në vit. Numri i rasteve të reja të deklaruara në Europë përgjithësisht është i qëndrueshëm në Europën Perëndimore, rreth 20 mijë, por e paqëndrueshme dhe në rritje në Europën Lindore, me rreth 80 mijë raste të reja.
Më tepër, rastet me HIV në kontinenent shtohen nga përdoruesit e drogave. Në të njëjtën kohë, proporcionet kryesore të këtyre personave (përdoruesve të drogës) janë gjithashtu të infektuara me tuberkuloz dhe me hepatit C. Në shumë vende, përdoruesit e drogave janë shpesh të stigmatizuar dhe të përjashtuar nga shërbimet shëndetësore dhe sociale.
Ukrahina është një nga vendet më të influencuara në rajon. Ky vend raporton numrin më të madh vjetor të rasteve të reja në 2008, kur ishte rreth 15 mijë.
Sa i takon vendit tonë, të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik, tregojnë se tek rastet e reja tek përdoruesit intravenozë të drogave zënë 1 % në numrit total të rasteve me HIV. Numri mjaft i ulët i transmetimit të HIV/AIDS tek përdoruesit e drogave konfirmohet edhe nga nga studime të tjera të ISHP-së, si nga studimet e sjelljes dhe ato biologjike në vitin 2005 dhe 2008.
Ndërkohë, duke lëvizuar në Europën Perëndimore HIV përgjithësisht është i qëndrueshëm, si në Portugali, vend i cili kishte dikur një problem të madh me HIV. Kthimi i rrjedhës së epidemisë në këtë vend u arrit falë lëvizje të guximshme për të reduktuar dëmin nga përdorimi i drogave dhe masat për parandalimin dhe trajtimin e njerëzve që injektojnë droga. /f.n/