English

Në kushte depresive, vetëhelmohet dhe vdes 55-vjeçari

Lushnjë, 22 Korrik 2010 NOA – Në rrethana të një gjendjeje depresive një burrë 55 vjeçar ka gjetur vdekjen pak pasi ishte vetëhelmuar me një sasi helmi të fortë, bën të ditur korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në 00.30, kur edhe ka gjetur vdekjen ne spitalin e qytetit te Lushnjes si pasoje e vetehelmimit 55-vjeçari Bajazit N., banues ne Lushnje.

Strukturat e Komisariatit te Policise Lushnje thanë se u kryen veprimet e para hetimore nga ku rezultoi se viktima ne kushte depresive kishte pire fostoksine.

r.n/NOA

KOMENTE