Athinë, 22 Korrik, NOA – Greqia do t’i mbijetojë krizës ekonomike, megjithëse kjo mbetet një sfidë e madhe dhe mjaft e vështirë për vendin fqinj.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeministri grek, Jorgo Papandreu, gjatë një takimi me Shimon Peres në Jeruzalem, gjatë një vizite të tij në vendin hebre.
“Unë besoj se kjo krizë e cila është një sfidë për ne, bashkë me vendimet e vështira që kemi marrë, ne do të mbijetojmë dhe kemi për të qenë një vend i fortë”, deklaroi Papandreu gjatë takimit.
Duke përfunduar se kjo nuk është një çështje e thjeshtë e reduktimit të deficitit, por një ristrukturim i plotë i ekonomisë greke, e cila duhet kthyer në një ekonomi kompetitive me tregjet botërore.
n.e/NOA