English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 22 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" HAGA KTHEN HARADINAJN NË GJYQ -Me një vendim të bërë publik të mërkurën, Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës ka kthyer në rigjykim rastin e Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt. Si pasojë, Haradinaj tani gjendet në paraburgim në Hagë. Tituj të tjerë: -Tim Judah: Lideri kryesor opozitar nxirret nga loja -Hilmi Haradinaj: Dikush po do ta eliminojë Ramushin (Babai i Ramush Haradinajt) -Në Mal të Zi nisin kërkimet për varrezë masive -Kosova merr vizën për shfrytëzimin e 318 milionë eurove -Philips: EULEX-i ta bëjë punën tash, ose të paketohet - "Unë jam i sigurt se gjatë takimeve këto ditë me kryeministrin Thaçi secili zyrtar amerikan atje është duke kërkuar nga ai që të bëje më shumë në luftimin e korrupsionit. -Biden: Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës -Paraburgimi i Haradinajt dobëson opozitën -Buxheti i pamjaftueshëm tkurrë "Shtëpinë e Bardhë" -Ndalimi i transportuesve mbi 3.5 tonë paralizon bizneset "Express" SËRISH NË HAGË - Tribunali i Hagës paraburgosi Ramush Haradinajn dhe e riktheu pjesshëm në rigjykim rastin e tij. AAK e quajti këtë lajm të keq për Kosovën dhe tha se do të dëmtohen proceset politike. Institucionet e vendit shprehën bindjen se Haradinaj do të dëshmojë sërish pafajësinë. Tituj të tjerë: -Dita e gjykimit - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta thotë sot opinionin keshilldhënës rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por, ky mendim nuk pritet ta zgjidhë kontestin mes Prishtinës dhe Beogradit. -Biden: Thaçi si Washingtoni -Amerika punon për Kosovën -Varrezë masive në Mal të Zi "Bota Sot" SHQIPËRIA NË BISEDIME NË MBROJTJE TË INTERESAVE KOMBËTARE - Në bisedimet e mundshme Kosovë-Serbi, edhe Shqipëria? Tituj të tjerë: -Arrestimi i Haradinajt nga Tribunali i Hagës shokues - Kërkohet lirimi i Haradinajt -BE-ja rezolutë të përbashkët me Serbinë në dëm të Kosovës - Intervistë me dr. Mazllum Baraliun, ekspert për çështje juridike -Zbulohet edhe një varrezë masive në Mal të Zi - Në qendër të qytetit janë varrosur shqiptarët -GJND - Ankthi që na kërcënon të ardhmen - Verdikti që mund të pasojë me tronditje -Kosovën nuk ka kush ta mbrojë as nga vetvetja e saj! -SHBA-ja po përgatit 40 njohje të reja për Kosovën "Epoka e Re" HAGA I HAP RRUGËN BLERIM SHALËS - OVL-të e Dukagjinit: Nëse mbahet Haradinaj në paraburgim, destabilizohet Kosova dhe i tërë Ballkani Tituj të tjerë: -Sot fjala e GJND-së për Kosovën -SHBA-ja sjell 40 njohje të reja për Kosovën -Mendimi i GJND-së, formulë kompromisi - Flet Prof. Dr. Paskal Milo -Sot dihet nëse ia kemi qëlluar në 2008 -Biden i thotë Thaçit: Je G. Washingtoni i Kosovës "Tribuna shqiptare" SOT KOSOVA PRET TRIUMF PËRBALLË SERBISË - Sot GJND jep mendimin për pavarësinë e Kosovës Tituj të tjerë: -Tiranë - Konsensusi më 27 korrik -Prizren - Në pranverë me gjysmë autostradë -Shkup - (S')ka reformim të qeverisë -Albright krenare me Kosovën -Pas vendimit të dhomës së Apelit në Gjykatën e Hagës dhe paraqitjes së Ramush Haradinajt në këtë gjykatë, ai dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, ndalen në paraburgim deri në fillimin e procesit të gjykimit. - Fotolajm "Kosova Sot" DO TË JETË NJË OPINION I SOFISTIKUAR - Flet ambasadori francez Zhan Fransua Fitou, në prag të verdiktit të GJND-së Tituj të tjerë: -Haradinaj në paraburgim, rigjykim i pjesshëm -Bajden: Thaçi është Xhorxh Uashingtoni i Kosovës -Me këtë sistem gjyqësor-prokurorial Ligji kosovar antimafia është i dështuar -Editoriali - Më shumë mundësi për të studiuar në arsimin e lartë "Zëri" PARABURGIM DHE RIGJYKIM PËR HARADINAJN - Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj do të gjykohen sërish nga Tribunali i Hagës Tituj të tjerë: -SHBA mbështet Kosovën -7:7 apo 8:7 - për Kosovën? - Në Hagë, sot mbyllet një kapitull për Kosovën dhe fillon i riu - në Asamblenë e Përgjithshme të OKB -Editoriali - Letër nga Haga! -Opinione - Ramushi, gjyqet dhe qyqet "Lajm" GARANCI TË PLOTA NGA SHBA-të - Intervistë ekskluzive e kryeministrit Hashim Thaçi, pas takimit me nënpresidentin amerikan, Joseph Biden Tituj të tjerë: -Tribunali i Hagës vendos për rigjykimin e Ramush Haradinajt - Vendim shokues -Distancim nga një tekst skandaloz - Pas publikimit, më 21 korrik, në gazetën "Lajm", të shkrimit me titull "Për Shalën, Shqipëria si Serbia", ka reaguar akademik Ali Podrimja, i cili distancohet nga qëndrimi i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala. "Infopress" HARADINAJ NË RIGJYKIM - Tribunali i Hagës paraburgosi Ramush Haradinajn e të tjerët Tituj të tjerë: -Varr masiv në Mal të Zi? -Kosova s'ka kthim prapa -Ambasadat nisin dhënien e pasaportave -Kosova apo Serbia, sot dihet -Editorial - Ëndërra serbe /a.ke/
KOMENTE