Tiranë, 22 korrik, NOA – Partia Drejtësi dhe Unitet, përmes një deklarate për shtyp, pohon se ka mirëpritur me kënaqësi dhe përshëndet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që konfirmoi sot ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë korrigjoi në këtë mënyrë, gabimin historik të kryer 97 vjet më parë, në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës, pikërisht në korrik 1913, ku padrejtësisht shqiptarët u copëtuan në shtetet fqinje”, thuhet në këtë deklaratë.
Duke shtuar më tej se PDU thekson se kjo është një ditë historike jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Greqi e kudo që jetojnë bashkë-kombasit tanë.
“Pas pak kohësh, Kosova do të jetë pjesë e OKB-së, pas valës së njohjeve që pritet të pasojnë vendimin e GJND-së, duke i vendosur vulën aktit të pavarësisë së kryer më 17 shkurt 2008 nga bashkëkombasit tanë në Kosovë”, përfundon deklarata e lëshuar nga PDU.
n.e/NOA
Lexoni gjithashtu:
Krasniqi: Ndihmë për njohjet e reja
AAK: Triumf i të drejtës për pavarësi
SHBA: Pas GJND, Evropa të reflektojë
Thaçi: Opinioni i GJND, fitore për rajonin
BDSH: Vendimi gëzoi sot çdo shqiptar
PDU: U korrigjua vendimi i 1913-ës
Vendimi bën xhiron e mediave të botës
Topi: Pas GJND, serial njohjesh të reja
Sejdiu: Kosova, e bindur me të drejtën e saj
Edi Rama: Dita e dytë më e bukur
OKB: Pas GJND, asnjë hap provokues
Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm
Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës
Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha
MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë
Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete
Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme
Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri