English

Piu fotoksinë, vdes 55-vjeçari me depresion

Lushnjë, 22 Korrik, NOA – Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm, nën efektet e fotoksinës, lëndës së rrezikshme për jetën.

Ngjarja e rëndë konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të Lushnjës, sipas të cilave, viktima është ndarë nga jeta në mjediset e spitalit të këtij qyteti, si pasojë e vetëhelmimit.

Mësohet se 55-vjeçari i vetëhelmuar mban identitetin Bajazit N., banues në Lushnjë dhe për të cilin thuhet se vuante prej kohësh nga sëmundja e depresionit.

Ndërkaq, nga strukturat e policisë së Lushnjës u kryen veprimet e para hetimore nga ku rezultoi se viktima në kushte depresive kishte pirë fostoksinë, duke kërkuar vdekjen.

n.e/NOA

KOMENTE