English

Policia: Arrestohen 6 Shtetas Per Tentative Vrasje Dhe Vjedhje

TIRANE, 22 Korrik/ATSH, Mira Shkurta/ - Seksioni kundër krimit ndaj jetës dhe shëndetit në Policinë e Tiranës arrestoi 6 shtetas, të cilët akuzohen për tentativë vrasje dhe vjedhje të pasurisë personale. Burimet e Policisë së Tiranës bëjnë të ditur për ATSH-në, se dje u arrestuan në flagrancë 4 shtetas, Artur Islam Tresa, 24 vjec, banues në Selitë, Roland Halit Hoxha, 26 vjec, Astrit Refat Malaj, 28 vjec, Emiljano Hair Boçi, 25 vjec, të tre banues në Tiranë. "Arrestimi i tyre u bë sepse dje në Selitë, Artur Tresa, në bashkëpunim me Astrit Malaj, për motive të dobëta tentuan të vrasin me armë zjarri pistoletë 25 vjecarin Emiljano Boçi, që u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën. Në momentet e para të grindjes, ky i fundit në bashkëpunim me Roland Hoxha, tentuan të vrasin shtetasin Astrit Malaj, i cili është plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën", thanë burimet. Nga e kryera e veprimeve hetimore, rezultoi se Emiljano Boçi ishte person i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Tiranë me vendimin e datës 20.05.2010, ka vendosur masën e sigurise "Arrest ne burg" për veprat penale të parashikuar nga nenet 79/dh/22 e 278/2 i K.P. Për këtë arsye, Boçit ju bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe tre gëzhoja pistolete, matërialet e të cilave i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjithashtu po dje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 në Tiranë, arrestuan në flagrancë Toptan Azem Domi, 19 vjec, banues në Tiranë, pasi në Farkë, tentoi t'i vjedhë disa bagëti një qytetari. Po dje në mesditë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin Klevis Estref Brahimllari, 18 vjec, banues në Tiranë, sepse tek kodrat e Liqenit i kishte vjedhur me dhunë varësen e floririt një shtetaseje./n.m/
KOMENTE