English

Poloni - Prokuroria Nuk Përjashton Asnjë Hipotezë Për Aksidentin E Avionit Presidencial Në Smolensk

VARSHAVË, 22 korrik /ATSH-AFP/ - Më shumë se tre muaj pas aksidentit ajror të avionit presidencial polak në Smolensk, prokuroria ushtarake e ngarkuar me hetimin në Poloni nuk përjashton asnjë hipotezë mbi këto shkaqe, si ajo e atentatit, deklaroi zëdhënësi i prokurorisë, Zbigniew Rzepa. "Nuk mund të përjashtojmë asnjë nga katër hipotezat duke përfshirë dhe atë të atentatit'', deklaroi Rzepa për radion private TOK FM. "Hipoteza e parë është ajo e defektit të avionit. E dyta ajo e gabimit njerëzor, më shumë nga pala ruse se ajo polake. E treta, veprimet e personave të tretë duke përfshirë dhe mundësinë e ndonjë atentati terrorist dhe e katërta ka të bëjë me organizimin e fluturimit'', deklaroi ai. Avioni ''Tupolev 154'', që transportonte më 10 prill presidentin, Lech Kaczynski dhe zyrtarë të tjerë polakë u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e 96 personave./ /ec/ a.jor.
KOMENTE